Ushqime mėngjesi Sallata/Supa Mishėra/Garnitura Gjellėra Embėlsira Kėshilla/Info
Lidhjet
Foto Galeria
Deko tavoline
Pranvera-koha per piknik
Nė Facebook

Kėrko Receten
Reklama :


...

3.Mishėra/Garnitura : Hummus-krem i njohur oriental me leblebija
Posted by DL on 2016/2/4 19:20:00 (930 reads)

Mvarsisht prej vendeve perbersit pak ndryshojn por vetem dallime te vogla te sasia dhe erezat! Pervec e shijshme eshte edhe shum e shendetshme!









Perbersit:
-1 konzerv me leblebija (qiqra) te ziera (konzerv prej 400 gr)
-2 thelpinj hudhre
-2 lug te vogla vaj ulliri
-3 lug te vogla leng limoni
-1 lug e vogel krip,pak piper
-4 lug te vogla krem prej susami (tahin)
-1 lug e vogel qimnon (cumin)
-1 lug e vogel spec te kuq pluhur normal dhe 1 lug prej atij djeges


Leblebijave ua kulloni ujin dhe i shperlani(ujin ruanje diku mbase do ju duhet per tja shtuar me ne fund deri sa te arrini nje konsistenc kremoze)
I puroni te gjith perbersit me mikser per bluarje. I shtoni pak prej ujit qe e ruajtet aq sa konsistenca te jet kremoze perafersisht e njejt si pure prej patatesh.

Me erezat mund te eksperimentoni ashtu si ju shijon me mir psh.me shum krip,me shum djegse etj.

Servohet zakonisht me buk te holl si pjat e par apo thjesht si shtes me ushqime tjera te ndryshme,pastaj mund ta servoni me mish,perime,si krem per te lyer buken...shijon mjaft mir ta hash ashtu thjesht me buk dhe me turshi ose sallat!

P.S. Leblebijat mund te merrni natyrisht edhe te thata e ti zieni vet! Ateher duhet nje nat perpara te futen ne tenxhere me uj qe te zbuten. Te nesermen i zieni per afer 40-45 min.Dhe vazhdoni me receten njejt duke e ruajtur edhe ketu ujin qe i keni zier per me ne fund tia shtoni sipas nevojes per te arrit konsistencen e duhur!



Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull
..

.
Reēetat e rastit

Powered by gatuajdheshijo.com © 20014 - 2016