Ushqime mėngjesi Sallata/Supa Mishėra/Garnitura Gjellėra Embėlsira Kėshilla/Info
Lidhjet
Foto Galeria
Deko tavoline
Pranvera-koha per piknik
Nė Facebook

Kėrko Receten
Reklama :


...

5.Embėlsira : Torte me mjedra
Posted by DL on 2016/7/4 10:37:24 (1043 reads)


Nje torte cokollade shum e shijshme me mjedra!












Perbersit:
per pandispanjen:
-140 gr cokollat e zez per shkrirje
-75 gr gjalp
-6 veze
-180 gr sheqer
-100 gr miell
-50 gr niseshte
-2 lug te vogla pluhur pjekes

per lyerjen:
-1 pako puding vanilje
-500 ml qumesht+3 lug sheqer
-300 ml kajmak qumshti
-sheqer pluhur
-350 gr mjedra

Pregaditja:
140 gr cokollat me 75 gr gjalp e leni te shkrihet ne zjarr te ngadalshem dhe e leni te ftohet.
6 veze i ndani te verdhat. Te bardhat i vrisni me rrahse elektrike deri sa behen shkum e fort.
Te verdhave u shtoni 180 gr sheqer dhe i vrisni poashtu me rrahse elektrike deri sa te shkumzojn.
Ia shtoni ksaj cokollaten e shkrir.
Pastaj miellin,niseshten 50 gr dhe pluhurin pjekes me nje site me se miri per mos tju behet me kokrriza.
Perzieni mir me nje lug druri. Ket mas ia shtoni te bardhave te vezeve dhe e perzieni ngadal me lug druri.
E piqni ne nje tepsi tortash 26cm. ne furren e parangrohur 175 grad per 40 deri ne 45 min.
Mbas pjekjes e nxirrni prej tepsie dhe e leni te ftohet.Mbasi ftohet e prisni ne menyr horizontale!

Pudingun e vaniljes e pregadisni sipas te dhenave ne pako me 500 ml qumesht dhe 3 lug sheqer! E leni te mbuluar te ftohet krejtesisht!
Rrihni edhe kajmakun e qumshtit me pak sheqer ne shkum te fort dhe kur te jet ftohur pudingu perzieni me pudingun. Me kete lyeni torten ne mes, i fusni edhe gjysmat e mjedrave dhe vendoni pjesen tjeter sepri. Sepri rendisni mjedrat dhe sperkatni me sheqer pluhur!

P.S. Sipas deshires sepri mund edhe ta lyeni me cokollat te shkrir dhe pastaj rendisni mjedrat...behet poashtu shum e mir!


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull
..

.
Reēetat e rastit

Powered by gatuajdheshijo.com © 20014 - 2016